Bota

Pritet vetëm miratimi i OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën gati planin: Sa të merret miratimi, do të vaksin

8 Maj 2021, 18:56 Nga DOSJA
Pritet vetëm miratimi i OBSH-së, Ministria e

GREQI– Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Marios Themistokleous ka folur për rrjedhën e vaksinimit. CNN shkruan se si do të jetë mënyra e vaksinimit për grupmoshat e njerzve në Greqi.

Opsionet e vaksinimit do të jenë në dispozicion për të gjithë njerëzit mbi moshën 18 vjeç nga korriku i ardhshëm duke bërë një takim, ndërsa grupmosha 40-44 vjeç do të jetë në gjendje të zgjedhë një vaksinë tjetër në vend të AstraZeneca nga qershori, është shprehur Marios Themistokleous.

Lidhur me vaksinimet e fëmijëve, ai tha “Ne kemi planin, posa të marrim miratimin, fëmijët 12-15 vjeç do të mund të vaksinohen”.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë vaksinuar 360,577 persona me covid, ndërsa 10,978 të tjerë kanë humbur jetën.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 marios themistokleous. vaksinimi ne greqi covid-19 marios themistokleous. vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll