Bota

Zbulimi i madh/ Gjenden nëntë fosile njeriu Neandërtali në shpellën e lashtë italiane

8 Maj 2021, 17:21 Nga DOSJA
Zbulimi i madh/ Gjenden nëntë fosile njeriu Neandërtali në

ITALI- Mbetjet fosile të nëntë burrave Neandertalë janë gjetur në një shpellë në Itali, Ministria e kulturës njoftoi të shtunën për mediat e huaja se ky është një zbulim i madh në studimin e kushërinjve tanë antikë.

Të gjithë individët e gjetur në shpellën Guattari në San Felice Circeo, të vendosur në bregdetin midis Romës dhe Napolit, besohet të jenë të rritur, megjithëse dikush mund të ketë qenë i ri. Tetë prej tyre datojnë midis 50,000 dhe 68,000 vjet më parë, ndërsa më i moshuari mund të jetë 90,000 ose 100,000 vjeç, tha ministria në një deklaratë.

“Së bashku me dy të tjerë të gjetur në të kaluarën në sit, ata e çojnë numrin e përgjithshëm të individëve të pranishëm në Shpellën Guattari në 11, duke e konfirmuar atë si një nga vendet më të rëndësishme në botë për historinë e njeriut Neandertal,”- tha ministria.

Ministri i Kulturës Dario Franceschini e përshëndeti gjetjen si “një zbulim të jashtëzakonshëm për të cilin e gjithë bota do të flasë”.

Francesco Di Mario, i cili udhëhoqi projektin e gërmimit, tha se ai përfaqësonte një popullsi Neandertalësh që do të kishte qenë mjaft e madhe në zonë.

Drejtori lokal i antropologjisë Mario Rubini tha se zbulimi do të hedhë “dritë të rëndësishme mbi historinë e banorëve të Italisë”. “Njeriu Neandertal është një fazë themelore në evolucionin njerëzor, që përfaqëson kulmin e një specie dhe shoqërinë e parë njerëzore për të cilën mund të flasim,“- tha ai.

Gjetjet pasojnë studimin e ri të filluar në tetor 2019 në Shpella Guattari, e cila u gjet rastësisht nga një grup punëtorësh në Shkurt 1939.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 9 fosile te zbuluara te njeriut neandertalë dario franceschini francesco di mario 9 fosile te zbuluara te njeriut neandertalë dario franceschini francesco di mario

Sondazh

Poll