Bota

Merkel: Nëse rastet me Covid vazhdojnë të bien pushimet verore do të jenë të mundshme edhe për personat që nuk janë vak

8 Maj 2021, 17:33 Nga DOSJA
Merkel: Nëse rastet me Covid vazhdojnë të bien pushimet verore do

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se evropianët mund të udhëtonin këtë verë nëse rastet e koronavirusit vazhdojnë të bien në kontinent. The Guardian shkruan se Merkel wshtw shprehur se teksa Bashkimi Evropian po zhvillon një certifikatë vaksine, të vlefshme në të gjithë bllokun prej 27 vendesh, pushimet verore duhet të jenë përsëri të mundshme për njerëzit që nuk janw vaksinuar. 

“Nëse shikoni incidencën e ulët (të COVID-19) që disa nga vendet tona partnere evropiane tashmë kanë, … atëherë unë shpresoj shumë që ne gjithashtu mund të përballojmë përgjithësisht të bëjmë atë që ishte e mundur verën e kaluar, gjithashtu. Hap pas hapi, më shumë do të jetë e mundur në Gjermani gjithashtu, kudo që të bie incidenca, dhe kjo shpresojmë se do të jetë rasti për të gjithë Evropën,” tha ajo.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Evropë janë regjistruar 45,397,863 persona me Covid, ndërsa 1,033,310 të tjerë kanë humbur jetën.  

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel covid ne evrope angela merkel covid ne evrope

Sondazh

Poll