Bota

E rëndë/ Aksident i shumëfishtë në Kosovë, lëndohen 13 persona

8 Maj 2021, 15:16 Nga DOSJA
E rëndë/ Aksident i shumëfishtë në Kosovë,

KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në Kosovë ku trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan.

Mediat kosovare shkruajnë se lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha e se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor aktualisht.

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë në ngjarjes 

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 13 te lenduar aksident në kosovë kosove 13 te lenduar aksident në kosovë kosove

Sondazh

Poll