Bota

OBSH thirrje G7: Pabarazia e vaksinave është e papranueshme

8 Maj 2021, 15:42 Nga DOSJA
OBSH thirrje G7: Pabarazia e vaksinave është e papranueshme

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quartur pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave anti-covid të G7 ‘të papranueshme’. Mediat e huaja shkruajn se shefi i OBSH-së
të premten iu lut G7 që t’i jepte përparësi qasjes së barabartë në vaksinat Covid-19 anembanë globit.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave midis kombeve të pasura dhe të varfra nuk do të ndihmonte për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit.

“Për G7 tani, mbështetja më e rëndësishme dhe e menjëhershme që na duhet janë vaksinat dhe barazia e vaksinave,” -tha ai në një konference shtypi.

Pothuajse 1.25 miliardë doza vaksinash Covid-19 janë injektuar në të paktën 210 territore në të gjithë botën, sipas një llogaritje të AFP. Rreth 45 përqind e dozave janë administruar në vendet me të ardhura të larta që përbëjnë 16 përqind të popullsisë globale.

Ky lloj ndarje është i papranueshëm. Jo për shkak të thjesht një çështje morale, por është e papranueshme sepse ne nuk do ta mposhtim virusin në një botë të ndarë. Është në interesin e çdo vendi në këtë botë të ndajë vaksinat dhe të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme,” -tha Tedros.

(F.I/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota g7 obsh tedros adhanom ghebreyesus g7 obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll