Aktualitet

Merr flakë dhe përmbyset kamioni në Gjirokastër, shoferi jashtë rrezikut për jetën

8 Maj 2021, 14:04 Nga DOSJA
Merr flakë dhe përmbyset kamioni në Gjirokastër, shoferi

GJIROKASTËR -Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një kamion me materiale ndërtimi ka marrë falkë sapo ka dalë nga rruga.

Kamioni është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur. Shoferi i kamionit 60 vjeçar, banues në tiranë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjirokastrës.

Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne gjirokater gjirokaster permbyset kamioni ne gjirokaster aksident ne gjirokater gjirokaster permbyset kamioni ne gjirokaster

Sondazh

Poll