Aktualitet

Emri/Arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim për ngacmim seksual, dënohet me 3 vite burgim

8 Maj 2021, 12:31 Nga DOSJA
Emri/Arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim për

TIRANË -Policia e Tiranës, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Rexhep Karaj, 54 vjeç, i cili u arrestua nga Seksioni i kërkimit në Drejtorinë e Policisë, është i dënuar me 3 vjet burgim.

Ndërkaq, Hetuesit e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin E. K, 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rexhep karaj rexhep karaj

Sondazh

Poll