Aktualitet

Ditën e sotme publikohen fituesit e llotarisë amerikane, ja mënyra për të parë nëse jeni fitues

8 Maj 2021, 12:46 Nga DOSJA
Ditën e sotme publikohen fituesit e llotarisë amerikane, ja

TIRANË –  Aplikimet për llotarinë amerikane janë një ëndërr e hershme e shqiptarve prandaj dhe ccdo datë të përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mijëra aplikant presin të jenë të përzgjedhur.

Duke nisur nga ora 18:00, datë 8 maj 2021, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. Të regjistruarit e DV-2022 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pergjigjet e llotarise amerikane 2022 pergjigjet e llotarise amerikane 2022

Sondazh

Poll