Aktualitet

‘Lekët ose të vrava’ po tërhiqte para në bankomat, vajza kërcënohet me thikë në Sarandë

8 Maj 2021, 11:25 Nga DOSJA
‘Lekët ose të vrava’ po tërhiqte para në

SARANDË- Një ngjarje ë rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë ku një 34-vjeccare është kërcënuar nga një përson ende i paidentifikuar teks ajo ka qenë duke tërhequr para në bankomat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit në lagjen numër dy të Sarandës ku më pas, vajza u drejtua për në polici.

Personi e ka kërcënuar me mjete të mprehta duke tentuar ti vjedhë paratë, e ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjrjës për të zbardhur rrethanat dhe identifikimin e kërcënuesit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kercenimi ne sarande sarnde kercenimi ne sarande sarnde

Sondazh

Poll