Marrëveshja/ Të njëjtat rregulla, konvertimi i patentes shqiptare në italiane do të vlejë për 5 vite
8 Maj 2021, 11:14Nga DOSJA
TIRANË –Konvertimi i patentave shqiptare në italiane dhe anasjelltas, nuk është bërë akoma i ditur kur do të vihet në praktikë, por sipas tekstit të marrëveshjes, kushtet dhe rregullat do të jenë të njëjta siç kanë qenë në marrëveshjen e du viteve më parë.
Sapo marrëveshja të hyjë në fuqi, do të mund të konvertohen patentat shqiptare – të marra para se shtetasi shqiptar të vendosë rezidencën në Itali nëse nuk ka më shumë se 4 vjet nga vendosja e rezidencës. Ashtu si edhe dy të mëparshmet, edhe marrëveshja që pritet të hyjë në fuqi, do të jetë e vlefshme për 5 vjet. Për të shkruar, dakortësuar e miratuar të njëjtin tekst u desh mbi një vit kohë.
Nga teksti i marrëveshjes i botuar në Fletoren Zyrtare shqiptare, akoma muk është saktësuar datae e ardhjes në fuqi pasi në nenin 13 thotë “Kjo marrëveshje, me shtojcat teknike përkatëse, do të hyjë në fuqi 60 ditë pas datës së marrjes së njoftimit të dytë nga dy njoftimet më të cilat palët do të kenë komunikuar përmbushjen e procedurave të parashikuara nga legjislacionet përkatëse për hyrjen në fuqi të saj”.
Ndërsa për atë çfarë quhet në fletoren zyrtare ‘njoftim i dytë’ nuk ka akoma asnjë lajm konkret. Përgjigjja e fundit nga Ministria italiane e Transporteve është: “pjesën tonë teknike e kemi përcjellë, jemi në pritje të njoftimeve nga ministria e Jashtme italiane që komunikon me autoritetet shqiptare”.
(E.K/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PESHKOPI– Vijon puna intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.(d.a/dosja.al)Rama ë...
DURRËS– Kontrolle të befasishme nga Patrrullat e Përgjithshme të Policisë Durrës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale...
TIRANË– Ministrja Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jashtë vendin në 4 muajt e parë të këtij viti kanë për...
MAQEDONIA E VERIUT- Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka konfirmuar se Shqipëria mund të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian edhe pa Maqedoninë e...
TIRANË – Këtë e konfirmon drejtoresha e qendrës shëndetësore numër tre në Tiranë Bruna Shiroka.Pacientët të cilët shfaqin simptoma dhe dyshojnë për c...
TIRANË – Rrjetet sociale janë kthyer në obsesionin që ka rrëmbyer në masë edhe vëmendjen e fëmijëve.Teksa dalin nga dera e shkollës ata na tregojnë rrjetet...