Sport

“Asgjë nuk mund t’i pengojë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”…

8 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA

JAPONI – Olimpiada e Tokios (23 korrik – 8 gusht) do të zhvillohet siç është planifikuar këtë verë dhe asgjë nuk do të jetë në gjendje t’i pengojë në rrugën e tyre, madje as pandemia Covid-19. Kështu ka deklaruar të shtunën John Coates, nënkryetar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). I pyetur nga “AFP” nëse kishte ndonjë skenar, që do ta pengonte mbajtjen e Lojërave Olimpike, të cilat do të fillojnë në korrik në Japoni, Coates u përgjigj: “jo, nuk ka”.

“Kryeministri i Japonisë ia tha këtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, dy ose tre javë më pare, dhe vazhdon t’i thotë edhe IOC. Ne jemi duke punuar me të në të gjitha masat e sigurisë. Ajo po ecën përpara,”- vazhdoi ai.

Kryeministri japonez Yoshihide Suga zhvilloi bisedime në prill me presidentin e SHBA Joe Biden, gjatë të cilave, ai theksoi se vendi i tij po bënte gjithçka që ishte e mundur për të mbajtur nën kontroll pandeminë Covid-19, për të organizuar lojëra në siguri të plotë.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) siguroi të premten, se do ta ndihmojë Japoninë dhe qytetit mikpritës të Tokios, për të bërë zgjedhjet e duhura në menaxhimin e pandemisë. Nga ana e tij, zv.presidenti Coates u tha gazetarëve në Sidnei: “Ne kaluam gjysmën e parë të vitit të shkuar, duke parë të gjithë skenarët e rastit më të keq” dhe pastaj “kaluam gjashtë muajt e ardhshëm, duke programuar masat për t’u marrë me krizën shëndetësore”.

Të enjten, laboratorët “Pfizer” dhe “BioNTech” njoftuan se kishin arritur një memorandum mirëkuptimi me IOC për të siguruar vaksina kundër Covid-19 për atletët dhe delegacionet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Tokios. “Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë e atletëve (…), të cilat tani do të përmirësohen edhe nga aksesi në vaksina për atletët”,- siguroi Coates.

B.T (Dosja.)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport covid-19 john coates kryeministri japonez yoshihide suga obsh olimpiada e tokios presidentin e shba joe biden zv.presidentin e ioc covid-19 john coates kryeministri japonez yoshihide suga obsh olimpiada e tokios presidentin e shba joe biden zv.presidentin e ioc

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2021, 19:29

EUROPË-Beteja e Super League-s vazhdon.Sipas New York Times Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, ​​të cilët nuk kanë nënshkruar letrën e tërheqjes nga proj...