Sport

Festoi arritjen në finale të skuadrës spanjolle, aktorja me “pullë të kuqe” merr ftesë nga klubi: Dëshiron të udhët

7 Maj 2021, 19:52 Nga DOSJA
Festoi arritjen në finale të skuadrës spanjolle, aktorja me

SPANJË-Kur bëhet fjalë për Europa League, Unai Emery është një garanci. Tekniku spanjoll ka fituar tre dhe prandaj nuk është për t’u habitur që Villarreal shkon në Gdansk të Polonisë për të luajtur për trofeun kundër Manchester United. Spanjollët patën ecuri pozitive dhe me barazimin kundër Arsenalit në kthimin e gjysmëfinales ata lejuan që trajneri i tyre të hakëmerret ndaj klubit që e shkarkoi atë jo shumë kohë më parë.

Një sukses që është manifestuar edhe nga aktorja me “pullë të kuqe” Apolonia Lapiedra. Në rrjetin e saj social Twitter ajo ka festuar duke përdorur edhe emrin e saj. “Do të fitoni në Poloni, falë…efektit Apolonia”. Nuk mbaron e gjitha këtu, sepse klubi spanjoll ka përdorur rrjetin e tij social. “Dëshiron të vish me ne?”

 

Eeeestooooo…. ¿Te quieres venir al viaje ??#UEL#EsNuestroMomento https://t.co/O4LhPsI16N

— Villarreal CF (@VillarrealCF) May 7, 2021

Ishte ftesa e Villareal. Sigurisht, është e vështirë të mendosh se Unai Emery mund të lejojë një prani kaq intriguese në udhëtimin për në Gdansk. Dhe ndoshta lojtarët e tij do të zhgënjehen. Por në fund të fundit, ai është eksperti i Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport apolonia lapiedra villareal apolonia lapiedra villareal

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2021, 19:29

EUROPË-Beteja e Super League-s vazhdon.Sipas New York Times Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, ​​të cilët nuk kanë nënshkruar letrën e tërheqjes nga proj...