Sport

Uellsiani Bale ende e sheh veten në Madrid sezonin e ardhshëm

8 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA

SPANJE – Sipas informacionit të mbledhur nga “AS” nga burime shumë afër lojtarit, uellsiani Gareth Bale (31 vjeç) e sheh veten duke luajtur sezonin e ardhshëm në Madrid, atje ku ende jeton familja e tij.

Gjithashtu sipas gazetës spanjolle, nuk ka asnjë klauzolë që Tottenham të zgjasë huazimin e Bale edhe për një vit tjetër, në të njëjtat kushte (klubi anglez paguan vetëm gjysmën e pagës së lojtarit).

Që sulmuesi Bale të vazhdojë në Londër, duhet një negociatë të re midis Realit dhe Tottenham. Uellsiani ka deklaruar disa here, se ai do të ishte i kënaqur të përfundonte aventurën e tij me “los blancos” në 2022, mundësisht pa francezin Zidane në stol.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gareth bale londer madrid real madridi sulmuesi uellsian tottenham gareth bale londer madrid real madridi sulmuesi uellsian tottenham

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2021, 19:29

EUROPË-Beteja e Super League-s vazhdon.Sipas New York Times Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, ​​të cilët nuk kanë nënshkruar letrën e tërheqjes nga proj...