Sport

SHUHET SUPER LEAGUE!!! UEFA zbulon sanksionet për nëntë të “penduarit”

7 Maj 2021, 19:08 Nga DOSJA
SHUHET SUPER LEAGUE!!! UEFA zbulon sanksionet për nëntë të

EUROPË-UEFA sapo ka njoftuar masat për nëntë klubet që janë tërhequr nga Super League (Milan, Inter, Arsenal, Chelsea, Atletico Madrid, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham). Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që çdo klub që ka njohur dhe pranuar se projekti ishte një gabim – ndër të tjera – “si një gjest i vullnetit të mirë, dhe së bashku me klubet e tjera, të bëjë një donacion me vlerë prej 15 milion euro (për futbollin e fëmijëve, të rinjve dhe futbollin bazë në komunitetet lokale anembanë Europës dhe Britanisë së Madhe, si dhe do të heqin dorë nga 5 për qind e të ardhurave nga kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është i kënaqur, duke u shprehur:

“UEFA ka vendosur të shkruajë një kapitull të ri dhe të ecë përpara me një frymë pozitive. Klubet e pranuan se gabuan, masat e ndërmarra janë domethënëse. Asnjë nga gjobat nuk do të mbahet nga UEFA, por do të investohen tek të rinjtë dhe në futbollin bazë në komunitetet lokale në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Klubet i pranuan gabimet dhe reaguan dhe treguan angazhimin e tyre për të ardhmen e futbollit europian. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet që mbeten të përfshira në të ashtuquajturën Super League. UEFA do të merret më pas me ato klube”. Ishte deklarata e Ceferin.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ceferin super league uefa ceferin super league uefa

Sondazh

Poll