Sport

Rafael Nadal, vlerësohet si sportist i vitit nga “World Sports Awards”

8 Maj 2021, 05:26 Nga DOSJA

SPANJE – Rafael Nadal u vlerësua sportist i vitit nga “Laureus World Sports Awards”. Tenisti spanjoll, duke qenë i barabartë me 20 Grand Slams të fituar nga Roger Federer, iu dha çmimi në një ceremoninë të mbajtur on-line.

“Ju falenderoj nga zemra, ky çmim do të thotë shumë për mua,”– tha Nadal, pasi kishte mposhtur në këtë garën pilotin Lewis Hamilton, basketbollistin LeBron James, futbollistin Robert Lewandowski dhe të tjerë të nominuar për këtë trofe.

Aktivizmi i Lewis Hamilton në lëvizjen “Black Lives Matter” u vlerësua mjaft në ceremoni e megjithatë çmimi iu dha tenistit Nadal. Sidoqoftë, Hamilton fitoi çmimin e ‘avokatit të vitit’, shkruan “Marca”. Ylli tjetër i tenisit, Naomi Osaka, e cila është vetëm 23 vjeç, u cilësua si “sportistja e vitit”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “laureus world sports awards” basketbollistin lebron james futbollistin robert lewandowski naomi osaka pilotin lewis hamilton rafael nadal “laureus world sports awards” basketbollistin lebron james futbollistin robert lewandowski naomi osaka pilotin lewis hamilton rafael nadal

Sondazh

Poll

Sport 7 Maj 2021, 19:29

EUROPË-Beteja e Super League-s vazhdon.Sipas New York Times Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, ​​të cilët nuk kanë nënshkruar letrën e tërheqjes nga proj...