Sport

Lojtari i Barçës që kushton 500 mln. euro, objektiv i ri për Milanin

7 Maj 2021, 09:45 Nga DOSJA
Lojtari i Barçës që kushton 500 mln. euro, objektiv i ri

SPANJE – “Calciomercato.com” shkruan, se ardhja e Trincaos te Barcelona për 31 milionë euro nga Braga, duke u cilësuar si një supertalent, bënë që drejtuesit e klubit katalan të vendosnin një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro në kontratën e tij.

Asokohe Jorge Mendes e ndihmoi Barcelonën të mposhtte konkurrencën e disa ekipeve italiane përfshirë Atalanta dhe Juventus për sulmuesin e talentuar. Mirëpo, për rastësi tani Italia mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, pasi agjenti i Trincaos, po teston terrenin për ta dërguar sulmuesin e krahut në ndonjë nga klubet e Serie A.

Trajneri Ronald Koeman beson fuqimisht në cilësitë e tij dhe e konsideron atë si një lojtar, për të cilin Barcelona duhet të vërë bast për të ardhmen. Por me 3 gola dhe 2 asistime, në vetëm 600 minuta të luajtura në LaLiga, është e qartë pse klubi “blaugrana” po mendon ta huazojë me kusht që të gjejë  më shumë kohë loje.

Prandaj edhe i riu Francisco Trincao është një mundësi për Milanin, skuadër së cilës i nevojitet një anësor i djathtë. 21-vjeçari portugez është një profil shumë i mirëpritur për kuqezinjtë. Mbetet të shihet nëse Milani do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e Trincaos.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “calciomercato.com” francisco trincao jorge mendes milani trincaos te barcelona “calciomercato.com” francisco trincao jorge mendes milani trincaos te barcelona

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 17:42

Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

SPANJE – ‘Sky Sport’ raporton se Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, i njohur edhe si Kun Aguro, për të arritur një marrëveshje të mun...