Aktualitet

TERROR në mes të natës në Këlcyrë! I armatosur, 55-vjeçari në gjendje të dehur niset drejt banesës së një personi, k

7 Maj 2021, 06:23 Nga DOSJA
TERROR në mes të natës në Këlcyrë! I armatosur,

KËLCYRË– Mbrëmjen e djeshme, Seit Alikollari doli në mes të qytetit të Këlcyrës, duke qëlluar në ajër dhe duke kërcënuar kalimtarët.

55-vjeçari, me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një personi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë për ta neutralizuar, ndërsa 55-vjeçari iu ka drejtuar armën efektivëve, por falë ndërhyrjes është neutralizuar dhe prangosur.

Bëhet e ditur se Alikollari ka qënë në gjendje të dehur. Është bërë publike video nga momenti i arrestimit të 55-vjeçarit. Në video shihet që ka pasur përplasje mes tij dhe forcave të policisë.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak. Aktualisht Alikollari është dërguar në komisariat.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet seit alikollari terror me arme ne kelcyre seit alikollari terror me arme ne kelcyre

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 21:26

TIRANË– Koço Buzo, 58-vjeçari që sot vrau pa mëshirë nënën e fëmijëve të tij ka treguar para togave të zeza se e kishte paralajmëruar t...