Politike

Baton Haxhiu i konsideron votuesit klientë: Varet marrëveshja që bëjnë, të gjitha partitë blejnë vota! Fevziu zbulon spo

6 Maj 2021, 20:03 Nga DOSJA
Baton Haxhiu i konsideron votuesit klientë: Varet marrëveshja që

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se të gjitha partitë kanë blerë vota. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se kjo gjë është e kotë të mohohet pasi kjo gjë sipas tij bëhet edhe në Partinë Socialiste e Partinë Demokratike. 

Teksa Haxhiu fliste, ndërhyri gazetari Blendi Fevziu dhe tha se sponsorët janë biznesmenët që japin para për partitë politike. 

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Problemi nuk është se si i vodhi ai votat. Problem është se të gjitha partitë, përveç të voglave. Të gjitha blejnë vota

Bujar Nishani: Jo, jo unë kam qenë në fushata

Baton Haxhiu: Të gjitha pa përjashtim, është puna e tyre se si e bëjnë marrëveshjen me klientin. Nëse nuk rregullohet ajo që quhet sistemi financiar prej nga ku sigurojnë lekët partitë

Blendi Fevziu: Urdhëro? Nga biznesmenët…

Baton Haxhiu: More le të jenë, t’i deklarojnë

Blendi Fevziu: A i kanë dhënë lekë edhe PD-së dhe PS-së?

Baton Haxhiu: Nuk e di

Blendi Fevziu: Aaa s’e di ëëë

Bujar Nishani: PD-ja nuk jep PPP

Blendi Fevziu: Biznesmenët u japin lekë të dyja partive zoti Nishani, më vjen keq që s’e di.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike baton haxhiu blendi fevziu baton haxhiu blendi fevziu

Sondazh

Poll