Politike

U dënuan për mos përmbushje të kuotës së numërimit, KAS heq dënimin për 7 KZAZ

6 Maj 2021, 18:27 Nga DOSJA
U dënuan për mos përmbushje të kuotës së

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hequr dënimin që u ka vendosur 7 KZAZ-ve për mos përmbushje të quotës së votave të numëruara në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, KQZ shkruan se dënimi është hequr në KZAZ-të:nr.66 në Berat, nr.38 në Tiranë, nr.2 në Shkodër, nr.20 dhe 21 në Durrës. Ndërkohë që më parë është hequr edhe dënimi edhe i KZAZ-ve nr.35 në Tiranë dhe nr.22 në Durrës.

Postimet e plota:

??? ??????? ?????? ??????????? ?????????????? ??̈? ???̈????̈? ??? ?????????̈? ? ? ????-??. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesat ankimore nr. 27, nr. 28, nr. 29, nr. 30 dhe nr. 31 të depozituara në KQZ nga anëtarët e KZAZ-ve nr. 66, nr. 38, nr. 2, nr. 20 dhe nr. 21 me objekt “Kundërshtimin e vendimeve nr. 306, nr. 318, nr. 313, nr. 307 dhe nr. 308, datë 26.04.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe heqjen e sanksionit administrativ ndaj anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 66, nr. 38, nr. 2, nr. 20 dhe nr. 21.

??? ??????? ?????? ? ??????????? ?????????????? ??̈? ???̈????̈? ??? ?????????̈? ? ????-??̈ ??. ?? ????? ??????̈ ??? ????-??̈ ??. ??, ????? ?????̈?. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 25 dhe nr. 26 të anëtarëve dhe të sekretarëve të KZAZ-së nr. 35, Qarku Tiranë dhe nr. 22, qarku Durrës me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 309, datë 26.04.2021 dhe nr. 316, datë 26.04.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe heqjen e sanksionit administrativ ndaj anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 35 dhe KZAZ-së nr. 22.

Në datë 26 prill KQZ dënoi me 300 mijë lekë, 18 KZAZ, që nuk kishin numëruar të paktën 50% të kutive të votave.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz kzaz numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 kqz kzaz numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll