Politike

Nishani i tregon PD-së rrugën e pushtetit: Duhet bërë një analizë, PS-ja ka fituar sa herë kemi pasur në problemet e bre

6 Maj 2021, 19:56 Nga DOSJA
Nishani i tregon PD-së rrugën e pushtetit: Duhet bërë

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka treguar mënyrën se si Partia Demokratike mund të kthehet në pushtet. I ftuar në “Opinion”, Nishani tha se PD-ja ka fituar shumë herë bindshëm, ndërsa Partia Socialiste, sipas tij ka përfituar dhe ka korrur fitore sapo ka parë probleme brenda selisë blu.

Sipas Nishanit, Partia Demokratike duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër, duke përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. PD gjithmonë ka fituar binshëm. PS ka përfituar në rastet kur ne kemi pasur probeleme. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston. PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive,”- tha Nishani.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021 bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll