Politike

“Sa vota bleu Nasi Naço në Berat?” Blendi Klosi: Unë falenderoj patronazhistët…Kur ju thashë unë që do dilnim 5 me

6 Maj 2021, 19:22 Nga DOSJA
“Sa vota bleu Nasi Naço në Berat?” Blendi Klosi:

TIRANË– Deputeti i zgjedhur në qarkun e Beratit, Blendi Klosi i është shprehur mirënjohës patronazhistëve të Beratit, që i dhanë një fitore prej pesë mandatesh.

I ftuar në Çim Peka Live, Klosi u pyet nga drejtuesi i emisionit se sa vota bleu Nasip Naço në qarkun e Beratit. Klosi u shmang, por tha se për fitoren u është mirënjohës patronazhistëve.

Pjesë nga biseda:

Blendi Klosi: Pyetja është a i morën 5 mandate Partia Socialiste. Në emisionin paraardhës thashë që do dalim 5 me 2 dhe ju bëtë edhe humor dhe thatë do dalin 3 me 2 me 2. Ndërkohë që ju s’e besuat, ne kemi katër vjet që punojmë për 5 mandate. Ju a kam thënë që do dalim 5 me 2 në Berat. Për ne detyra ishte të bashkonim të majtën në Berat dhe pritshmëritë tona ishin të merrnin 6 mandate.

Enton Abilelaj: Në mandatin tjetër mund të merrni edhe 6 mandate në Berat.

Blendi Klosi Klosi: Në këtë rast janë 5200 vota të pavlefshme që do të na jepnin një fitore shumë më të thellë dhe një diferencë që prisnim dhe që ato patronazhistët në Berat na kishin dëshmuar. Dhe unë i kam kërkuar vetëm Ramës që të jem i pesti në Berat.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi klosi çim peka zgjedhjet 25 prill 2021 blendi klosi çim peka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll