Politike

Zbardhen EMRAT! Në krye të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës do të jetë Alket Hyseni, cilët vijnë nga Opozita

6 Maj 2021, 18:28 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT! Në krye të Komisionit Hetimor për shkarkimin e

TIRANË– Alket Hyseni do të jetë Kryetar i Komisionit Hetimor që do të merret me procedurat e nevojshme pas nismës së maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nga ana e Opozitës janë zbardhur tre emrat e parë që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Sot, me 14 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin për Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. 

Në mbledhje u kërkua që të jetë prezent edhe vetë Kreu i Shtetit, por ky i fundit tha se e kishte axhendën shumë të zënë e se do të paraqitej në seancën e datës 10 maj.

Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll