Bota

6 Maj 2021, 15:21 Nga DOSJA

TURQI-Operacionet intensive  për kapjen e bosit të kriptmonedhës Faruk Fatih Özer vazhdojnë. Ai dyshohet së fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server në të cilin ndodhen 108 milion dollar kriptomonedha.

 

Mediat turke raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë ekspertësh në Ballkan, ku njëri prej tyre është duke punuar me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen dhe kapjen e Faruk Fatih Özer. Fillimisht Özer dyshohej se ishte zhdukur me rreth 2 miliard dollar të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”.

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të arratiset.

Itenerari i tij në Shqipëri:

Direkt pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në hotel Mondial pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por doli prej andej natën e dytë, pa bërë as check out dhe më pas është fshehur në shtëpinë e shoferit që e mori në aeroport pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Çiftin shqiptar ai e kishte takuar një muaj më parë në Stamboll, ku ata kishin qëndruar në shtëpinë e tij, edhe pse nuk ka asnjë detaj për lidhjen mes tyre.  “EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndenji shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmë .

(E.K/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota faruk fatih ozer kriptmonedha turqi faruk fatih ozer kriptmonedha turqi

Sondazh

Poll