Bota

24 të vdekur, qindra të plagosur dhe 87 të zhdukur, vazhdojnë protestat në Kolumbi

6 Maj 2021, 13:47 Nga DOSJA
24 të vdekur, qindra të plagosur dhe 87 të zhdukur,

KOLUMBI-Protestat masive kanë vazhduar në Kolumbi duke e çuar në 24 numrin e viktimave, qindra të tjerë janë plagosur e ndërsa 87 persona janë zhdukur.

Diego Molano, Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, është shprehur se do të jetë prokuroria ajo që do të vendosë se kush është përgjegjës për humbjet e jetëve. Protestat u shoqëruan me dhunë dhe përplasje me armë sipas mediave të huaja.

Kolumbianët protestuan gjatë javës së kaluar kundër varfërisë dhe pabarazisë, e cila sipas tyre është përkeqësuar akoma më shumë me fillimin e pandemisë Covid-19. Ndërsa kanë theksuar se janë përballur me ndëshkime të rrepta nga ana e qeverisë.

Ndërkohë ekspertët janë shprehur se ky zhgënjim i qytetarëve që u pasua me protesta mund të bëhet shkak për të provokuar trazira në të gjithë Amerikën Latine, pasi disa vende ndodhen në situatë të vështirë për shkak të pandemisë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kolumbi protesta ne kolumbi kolumbi protesta ne kolumbi

Sondazh

Poll