Bota

Pamje nga shtëpia ku Bill Gates takohej me ish-të dashurën një herë në vit

6 Maj 2021, 13:34 Nga DOSJA
Pamje nga shtëpia ku Bill Gates takohej me ish-të dashurën

SHBA– Historia e shkuar me sipërmarrësen e fuqishme Ann Winblad erdhi në fokus pikërisht tani pasi Gates dhe Winblad arritën të mbeteshin miq të ngushtë ndërsa i lidhte interesi i përbashkët për shkencën.

Në artikull, Walter Isaacson raporton se kur Gates u martua me gruan e tij në 1994, ata patën një marrëveshje që do të thoshte se ai mund të vazhdonte të takohej me Ëinblad të paktën nje fundjavë në vit.

Dyshja “arratiset” në një vilë plazhi në Karolinën e Veriut, e cila ka katër dhoma gjumi, ballkon me pamje nga oqeani, si dhe një shteg privat për në plazh.

65-vjeçari  Gates dhe 70 vjeç, Winblad, ishin të lidhur në vitet ’80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda.

Pas ndarjes miqësore, ish-çifti mbajti një miqësi të fortë dhe vazhduan pushimet e tyre tradicionale vjetore. Gates i tha Time se ai madje u konsultua me Winblad kur po mendonte t’i propozonte bashkëshortes së tij.

Kur takohemi, ne ndajmë mendimet tona për botën dhe veten tonë”, thotë Ann.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ann winbald bill gates shtepia ku bill gates takonte ann winbald ann winbald bill gates shtepia ku bill gates takonte ann winbald

Sondazh

Poll