Bota

FOTO/ Gruaja e “El Chapos” mund të shkatërrojë perandoria 11 miliardë dollarëshe të Sinaloa-s

6 Maj 2021, 13:12 Nga DOSJA
FOTO/ Gruaja e “El Chapos” mund të shkatërrojë

MEXICO-Emma Coronel Aispuro është gruaja e bosit të drogës, El Chapo e cila mendohet se mund tu ofrojë oficerëve të sigurisë të dhënat e nevojshme që mund të çonin në rrënimin e perandorisë 11 miliardë dollarëshe të drogës.

Vigil, një ish shef i operacioneve ndërkombëtare për DEA-n dhe një nga ekspertët kryesorë në botë të karteleve meksikane, thotë se mundësitë e zgjedhjes që e ashtuquajtura Narco-princess, janë të kufizuara.

Ideja e një dënimi të gjatë me burg dhe ajo e mospasjes pranë të vajzave të saj binjake, do ti japë asaj motivim për ta tradhtuar kartelin Sinaloa dhe të çojë drejt rrënimit të tij.

“Ajo mund të ofrojë të dhënat e nevojshme për SHBA dhe Meksikën që do të çonin në goditjen përfundimtare të organizatës”, tha ai.

Coronel, aktualisht po qëndron në një qeli në SHBA, e akuzuar se ka ndihmuar në drejtimin e perandorisë së trafikut të drogës të bashkëshortit të saj. Ajo po ashtu akuzohet edhe se ka ndihmuar 63 vjecarin të arratisej nga një burg meksikan i sigurisë së lartë në 2015 dhe të komplotojë edhe një tjetër arratisje, para se ai të ekstradohej në SHBA në 2017-ën.

Joaquin El Chapo Guzman, ka qenë dikur trafikanti më i fuqishëm në botë i drogës por do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, pasi u dënua me burg të përjetshëm në 2019.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota el chapo emma coronel aispuro el chapo emma coronel aispuro

Sondazh

Poll