Politike

U betua të enjten në Kuvend, Selami Jenisheri rezulton i dënuar për mashtrim: Jam i pafajshëm

19 Maj 2019, 14:25 Nga DOSJA
U betua të enjten në Kuvend, Selami Jenisheri rezulton i dënuar

TIRANË- Deputeti më i ri i Kuvendit, Selami Jenisheri mund të humbasë sërish mandatin e tij. Sipas informacioneve mësohet se kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Jenisheri, ka fshehur një dënim të tijin në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ.

Mësohet se Selami Jenisheri rrezikon ta humbë mandatin pasi ka gënjyer në deklarimet e bëra në formularin e dekriminalizimit. Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Pra megjithëse ka një vendim të formës së prerë, në formularin e dekriminalizimit, Jenisheri thotë se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tashmë çështja i kalon seksionit të dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme dhe më pas komisionit qendror të zgjedhjeve.

Kreu i Partisë së Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri me shumë mundësi do të jetë deputeti që qëndroi më pak në sallën e parlamentit. Por për deputetin, ky është një sulm, pasi ai shprehet se ka marrë pafajësinë në Gjykatën e Lartë. 

“Jam akuzuar për vjedhje dhe mashtrim dhe kam marrë pafajësinë në Gjykatën e lartë. S’jam akuzuar kurrë për vjedhje në Itali. Absurditete dhe çuditem kur i dëgjojë. Kam plotësuar formularin, i cili thotë se lejohet të kandidosh nëse dënohesh 2 vjet dhe kanë kaluar dhjetë vjet. Unë deklaroj që asnjëherë në jetën time nuk i kam vjedhuur askujt asnjë pronë”, tha ai për Report Tv. 

Selami Jenisheri u betua të enjtën në Kuvend, ai fitoi mandatin pasi ishte në listën e Partisë Domokratike në qarkun e Shkodrës. Ai hyri në Kuvend, pas djegies së mandateve nga Partia Demokratike dhe mos pranimit të mandatit nga kandidatët që ishin para tij në lista.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputeti humb mandatin opozita e re partia e pensionisteve selami jenishehri deputeti humb mandatin opozita e re partia e pensionisteve selami jenishehri

Sondazh

Poll