Politike

Përplasja Malaj-Veliaj/ Ironizon kryebashkiaku: Të uroj shëndet mendor, por s’të jap leje ndërtimi

19 Maj 2019, 11:54 Nga DOSJA
Përplasja Malaj-Veliaj/ Ironizon kryebashkiaku: Të uroj shëndet

TIRANË- Ish deputeti Arben Malaj dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj janë është përplasur ditët e fundit, duke i drejtuar një sërë akuzash ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë, mësohet se përplasja mes tyre ka lindur pas refuzimit që kryebashkiaku i ka bërë kërkesës së vëllait të Arben Malajt, Basir Malaj, për një leje ndërtimi në tokë bujqësore në Mjull-Bathore.

Veliaj i është përgjigjur sërish sot Malajt nëpërmjet një e-mail-i që i ka dërguar, ku shkruan:

Beni, ta themi troç: nuk mund të ta jap lejen e ndërtimit që kërkove në tokë bujqësore në Lundër!

Ta bëri të qartë urbanistika, ta bëra të qartë edhe unë!

Është thjesht e paligjshme!

Kjo mund të të çmendë e të të lajthisë, mund të të gdhijë në çdo portal, e të të ngrysë në çdo tv, por për këtë lipset psikiatër, jo kryetar bashkie të të ndihmojë!

Premtove hakmarrje për mosplotësim të kërkesës së paligjshme, dhe e bëre – pushka top!

Në një vend normal do ishe në burg për shantazh, por ky është çmimi që disa nga ne paguajnë për të shërbyer këtu pa u marrë me çdo dështak e gjobaxhi!

Të uroj shëndet, mendor e fizik njëkohësisht!”, i është përgjigjur Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj erjon veliaj perplasja malaj-veliaj arben malaj erjon veliaj perplasja malaj-veliaj

Sondazh

Poll