Politike

Sherri mes ish-presidentëve/ Murrizi: “Burrat” e shtetit si gratë e liga, të dy kanë ‘futur’ duart tek drejt

19 Maj 2019, 05:53 Nga DOSJA
Sherri mes ish-presidentëve/ Murrizi: “Burrat” e shtetit si

Tiranë– Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për sherrin mes dy ish-presidentëve, Bamir Topit dhe Bujar Nishanit. Në reagimin e tij ai shprehet se “burrat” e shtetit bëjnë si gratë e liga me debatet mes tyre. Ai thekson më tej se të dy kanë futur duart te drejtësia kur kanë mbajtur postin si kryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Në perceptimin e publikut që të dy kanë “ futur” duart tek drejtësia si kryetar të këshillit të lartë të drejtësisë. Njeri e ka bërë si e ka menduar dhe gjykuar, tjetri siç e kanë urdhëruar.  Për të Bamirin nuk kam rast konkret por kam dëgjuar siç kanë dëgjuar të gjithë. Për Bujarin kam rast konkret kur nuk dekretoi për në gjykatën e apelit Vlorë një gjyqtare që fitoi në KLD”, shprehet Murrizi.

Reagimi i plotë:

KUR“ BURRAT” e SHTETIT BEJNE SI GRATE E LIGA

Pasi bien nga “ froni” nuk lene gje pa thene per njeri tjetrin

Ehhh mor DEMOKRAT shihni ke paskemi patur jo pak por 10 vjet ne krye te SHTETIT SHQIPTARE

Ne emer te DEMOKRATEVE jane shperblyer me karriken nr 1 te Shtetit nje “ shites” karburanti dhe nje “ qylaxhi”.

Ishalla nuk tregojne akoma per njeri tjetrin se aq “ shoke” sa kane qene i bie te kene bere shume gjera bashke dhe mund te prishin familjet me ndonje mufke te leshuar per inate te karrikes se humbur

Bamir Topin e njoh fizikisht dhe politikisht ne vitin 1996 kur u emerua minister i bujqesise

Si emer e njoh nga viti 1998 sepse kishte mbaruar fakultetin e veterinarise dhe jepte pak ore si petagog i jashtem

Bujar Nishanin e njoh fizikisht dhe politikisht ne vitin 2002 kur Bamiri e solli sekretar te deges se PD Tirane

Hera e pare qe i kam dhene doren ka qene tek kjoska e Xheles para PD

Politikisht e njoh nga nje MIKU im inxhinjer i nderuar dhe DEMOKRAT 24 karat Z Hektor Buzi me origjine nga Berati

Hektori ka qene ne zgjedhjet e 31 marsit 1991 komisionere i PD ne shkollen e bashkuar ku kanidonte Franko Kroqi i PD dhe ramiz alija i ppsh

Ndersa Bujar Nishani ka qene komisionere i PPSH ne te njenjten qender votimi

Bile kane dhe nje incident me njeri tjetrin sepse humbi ramiz alija

Ne perceptimin e publikut qe te dy kane “ futur” duart tek drejtesia si kryetar te keshillit te larte te drejtesise.

Njeri e ka bere si e ka menduar dhe gjykuar, tjetri siç e kane urdheruar

Per te Bamirin nuk kam rast konkret por kam degjuar siç kane degjuar te gjithe

Per Bujarin kam rast konkret kur nuk dekretoi per ne gjykaten e apelit Vlore nje gjygjtare qe fitoi ne KLD

Nuk e di nese ishte pune lekesh apo eurosh por nje gje e piste ishte gatuar nga ai dhe nje grusht PISASH qe sot jane qeruar nga prokuroria e gjykata

Nuk eshte turp as te jesh punonjes karburanti e as te te qerasi nje mik me nje pilaf apo paçe

TURP ESHTE KUR SHEH SE KUSH KA QENE NE KRYE TE SHTETIT PREJ 10 VITESH E QE NUK LENE GJE PA VJELLUR PER NJERI TJETRIN SOT QE KANE RENE NGA KALI.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bamir topi bujar nishani myslim murrzi sherr mes ish-presidentëve bamir topi bujar nishani myslim murrzi sherr mes ish-presidentëve

Sondazh

Poll