Politike

‘Mimoza Llastica’ i futet politikës, kandidate për Këshillin Bashkiak të Himarës

19 Maj 2019, 10:59 Nga DOSJA
‘Mimoza Llastica’ i futet politikës, kandidate për

Sarandë-Zhaklina Dhimojani e cila njihet nga të gjithë si “Mimoza Llastica” pas rolit në filmin shqiptar tashmë do të jetë kandidate në zgjedhjet e 30-qershorit.

Mësohet se Zhaklina Dhimojani  ka pranuar të garojë në zgjedhjet e 30 Qershorit si kandidate në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Himarës. Ajo renditet e gjashta në këtë listë të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pritet që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 30 qershor, por opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë. Ende vendi vijon të jetë në një krizë politike. Presidenti Meta dy ditë parë u bëri thirrje palëve që të ulen në bisedime pasi sipas tij ndryshe vendi do të ketë kosto të lartë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike këshillin bashkiak i himarës zgjedhjet e 30 qershorit zhaklina dhimojani këshillin bashkiak i himarës zgjedhjet e 30 qershorit zhaklina dhimojani

Sondazh

Poll