Politike

Rudina Hajdari sulmon Gjinushin: U vendose në krye të akademisë së prostatit, deliri i pafundëm për pushtet

19 Maj 2019, 10:02 Nga DOSJA
Rudina Hajdari sulmon Gjinushin: U vendose në krye të akademisë

Tiranë-  Deputetja e dalë nga listat e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar ndaj Skënder Gjinushit i cili është kandidat për kreun e Akademisë së Shkencave.

Ajo shprehet se zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

“Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”.”, shprehet ajo.

Theksojmë se Skënder Gjinushi është i vetmi kandidat për Akademinë e Shkencave.

Reagimi i plotë:

Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari skender gjinuni zgjedhjet për akademinë e shkencave rudina hajdari skender gjinuni zgjedhjet për akademinë e shkencave

Sondazh

Poll