Aktualitet

Punonjësi i policisë në Qafë-Thanë përplas me makinë të moshuarin, dërgohet menjëherë në spital

6 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Punonjësi i policisë në Qafë-Thanë përplas me

QAFË-THANË- Në punonjësi i i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë ka aksidentuar një 78-vjeçar me makinë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë paradite në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak; Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet punonjesi i policise perplas te moshuarin punonjesi i policise perplas te moshuarin

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 08:35

TIRANË– Arrestohet në Tiranë, Florian Gega, një nga personat e përfshirë në konfliktin e Mamurrasit disa javë më parë. Gega, djali i Gjergj Gegës i n...

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:34

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Italiane me 37 pako, të mbushura me lëndë narkotike. Pakot me kanabis ishin zbukuar sipër me foton ...

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:09

ITALI– Në thelb një “i panjohur”. Nuk kishte asnjë punë zyrtare, asnjë adresë vendbanimi dhe asnjë problem të vjetër me drejtësinë italiane, p...