Aktualitet

6 Maj 2021, 07:34 Nga DOSJA

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Italiane me 37 pako, të mbushura me lëndë narkotike. Pakot me kanabis ishin zbukuar sipër me foton e Joaquín Guzman, i njohur si “El Chapo”, i cili njihet si një prej kriminelëve dhe trafikantëve më të fuqishëm në botë.

Shqiptari ishte pikasur nga agjentët e një patrulle dhe kur e kishte kuptuar se kishte rënë në sy tentoi të largohej me vrap, po pa sukses. Brenda makinës së tij, efektivët gjetën 37 pako kanabis dhe 2,800 euro ‘cash’.

Mesa duket shqiptari e kishte “idhull” dhe kishte vendosur që ta përdorte si markë për t’u njohur ndër të tjerë. Por kjo nuk ishte hera e parë që përfundonte në Polici. I riu ishte ndaluar edhe për grabitje.

Marrë nga Roma Today.it 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:09

ITALI– Në thelb një “i panjohur”. Nuk kishte asnjë punë zyrtare, asnjë adresë vendbanimi dhe asnjë problem të vjetër me drejtësinë italiane, p...