Aktualitet

6 Maj 2021, 08:35 Nga DOSJA

TIRANË– Arrestohet në Tiranë, Florian Gega, një nga personat e përfshirë në konfliktin e Mamurrasit disa javë më parë. Gega, djali i Gjergj Gegës i njohur si “i forti i zonës”, ndodhej i pranishëm në momentin kur një polic plagosi me armë dy kolegë të tij dhe Nikollë Fufin më 13 prill. Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në momentin e përplasjes mes palëve.

Emri i Gjergj Gegës është përmendur në shtator të këtij viti, pas një konflikti me Erald Ndojin, i cili pretendonte se vëllezërit Gega i kishin zaptuar rrugën publike duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Rasti u denoncua në emisionin “Fiks Fare”, ku vëllezërit Gega konsideroheshin si “të fortët” e zonës.

Por si ndodhi përplasja në Mamurras?

Meshkujt e fisit Fifi u përfshinë në një konflikt me efektivët e policisë në Mamurras, pas një aksioni të “bluve” në zonë. Tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundërshtimin e Nikoll Vorfi (Fufi) dhe pas një debati e kanë shoqëruar në Komisariat. 

Disa orë më pas, i shoqëruari është lënë i lirë por fisit Fufi, nuk i ‘dilte inati’. Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin pritën që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u zunë pritë në qendër të Mamurrasit. Të tre anëtarët e fisit Fufi goditën me mjete të forta efektivët dhe në këto kushte, një prej policëve, David Madani, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe fillimisht ka paralajmëruar të rinjtë.

Pasi të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi nuk janë bindur, Madani ka qëlluar në ajër fillimisht dhe më pas ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur Vorfin. Tashmë të gjithë personat janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet florian gega plagosje e trefishte ne mamurras florian gega plagosje e trefishte ne mamurras

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:34

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Italiane me 37 pako, të mbushura me lëndë narkotike. Pakot me kanabis ishin zbukuar sipër me foton ...

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:09

ITALI– Në thelb një “i panjohur”. Nuk kishte asnjë punë zyrtare, asnjë adresë vendbanimi dhe asnjë problem të vjetër me drejtësinë italiane, p...