Aktualitet

Grabitja e 30 mln lekëve në Tiranë! Goditën kambistin me sqepar, vihet në pranga Roni Spaho, shpallen në kërkim bashkëpu

6 Maj 2021, 07:45 Nga DOSJA
Grabitja e 30 mln lekëve në Tiranë! Goditën kambistin me

TIRANË– Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur para 2 ditësh në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute.

Policia ka arrestuar në flagrancë Roni Spahon, si një nga personat që ka kryer grabitjen, si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët, të cilët janë me precedentë të mëparshëm penal. Në kërkim janë shpallur: M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.

Personat e mësipërm i morën 30 milionë lekë Qani Zili, 55 vjeçari, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute. Policia bën të ditur se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave të vjedhura.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute. Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, me precedent të mëparshëm penal. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale shuma e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas. Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 4 majit në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”. Disa persona goditën me sende të forta dhe më pas i morën 30 milionë lekë Qani Zili, 55 vjeçari, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Me të hyrë në rrugën e Kavajës, ai është ndaluar nga autorët, të cilët ishin të maskuar me skafandra dhe e kanë goditur me sqepar dhe e kanë kërcënuar që t’ju jepte paratë. Pas grabitjes, ata janë futur në rrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por aty janë përplasur me makinë. Për të mos u kapur nga Policia, kanë lënë motorin dhe janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kambisti ne tirane qani zili roni spaho grabitet kambisti ne tirane qani zili roni spaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:34

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Italiane me 37 pako, të mbushura me lëndë narkotike. Pakot me kanabis ishin zbukuar sipër me foton ...

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:09

ITALI– Në thelb një “i panjohur”. Nuk kishte asnjë punë zyrtare, asnjë adresë vendbanimi dhe asnjë problem të vjetër me drejtësinë italiane, p...