Aktualitet

Nga “barbonët” te VIP-at, shefi i Toksikologjisë tregon se kush e përdor kokainën në Shqipëri

6 Maj 2021, 07:57 Nga DOSJA
Nga “barbonët” te VIP-at, shefi i Toksikologjisë tregon se

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës në Shqipëri të merrnin trajtim në spital gjatë periudhës së pandemisë, ku gjithashtu u vu re edhe mungesa e Metadonit, e cila përdoret si terapi për përdoruesit e drogës dhe lehtëson dhimbjet fizike.

Raporti vjen nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), i cili ka vëzhguar ndikimin e Covid-19 në përdorimin e drogave në Ballkanin Perëndimor. Në të evidentohet se gjatë periudhës pandemike numri i pacientëve që kërkuan trajtim në spitale pësoi rënie në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi.

I ftuar sot në “Wake Up” ishte shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri. Ai theksoi se droga nuk zgjedh dhe se përdoruesit e saj janë të moshave të ndryshme dhe i përkasin nivelit të ndryshëm shoqëror.

“Pacientët e kokainës janë pacientë, të cilët kanë buxhet. Droga nuk zgjedh. Droga mund të marrë, pa dashur të shprehen keq, që nga një ‘barbon rruge’, një endacak, deri te një njeri që mund ta quajë veten VIP, qoftë i lexuar, i formuar, me të ardhura.

Por, kokaina kërkon buxhet. Ndërsa, drogat e tjera, për shembull marijuana, trendin e ka pas në rritje, sepse është drogë më e lirë dhe është tek moshat e reja.

Përdoruesit e heroinës janë me lëvizje të vogla, plus-minus. Vetëm një rast fataliteti nga overdozat kemi pasur këtë periudhë. Mosha më e vogël e përdorimit të marijuanës është 14 vjeç”, tha ai.

Marre nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andrin tahiri kokaine ne shqiperi andrin tahiri kokaine ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:34

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Italiane me 37 pako, të mbushura me lëndë narkotike. Pakot me kanabis ishin zbukuar sipër me foton ...

Aktualitet 6 Maj 2021, 07:09

ITALI– Në thelb një “i panjohur”. Nuk kishte asnjë punë zyrtare, asnjë adresë vendbanimi dhe asnjë problem të vjetër me drejtësinë italiane, p...