Art&Argëtim

FOTO/ Samanta Karavello është shtatzënë?

6 Maj 2021, 09:31 Nga DOSJA

TIRANË– Samanta Karavello ka bërë një mungesë të gjatë në rrjete sociale dhe ka vendosur ta thyejë akullin me disa pyetje që publiku ia drejton asaj. Këngëtarja ka njoftuar që ka një surprizë për të gjithë adhuruesit e muzikës saj por ka deklaruar që do ta zbulojë vetëm në fundjavë se për çfarë bëhet fjalë. Ajo i ka lënë ata të lirë të aludojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe njëri prej tyre ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë shtatzënë. “Akoma jo”, është përgjigjur ajo, duke treguar se supriza nuk ka të bëjë më jetën e saj personale.

Të tjerë kanë dyshuar se këngëtarja do të sjellë një hit të ri, të cilin fansat po e presin prej kohësh. E pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim midis saj dhe Noizy-t ajo është treguar diskrete duke ja kaluar atij si pyetje.

“Pyesni Noizy-n,”– ka thënë këngëtarja duke qeshur.

Projekti i fundit që Samanta Karavella ka publikuar ka qënë bashkëpunimi me Skerdin, që mban titullin “NKN”. Kënga u publikua në korrik të vitit të shkuar dhe arriti në një kohë të shkurtër të renditej në krye të klasifikimeve dhe sot shënon mbi 6 milionë klikime në “Youtube”.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz planet per shtatezani samanta karavello surpriza planet per shtatezani samanta karavello surpriza

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2021, 06:02

Publikohet një dokument arkivore i nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një raport informacion ...