Art&Argëtim

“Kinematografia shqiptare humbi sot ‘Petro Nini Luarasin’ e saj…”, Presidenti Meta mesazh për ndarjen nga jeta të Gu

5 Maj 2021, 09:48 Nga DOSJA
“Kinematografia shqiptare humbi sot ‘Petro Nini Luarasin’ e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Rajoda. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se Guljelm Radoja ishte ‘’Petro Nini Luarasi’’ i kinematografisë shqiptare. Ai është shprehur se lajmi ishte trishturs ndërsa artisti ka lënë gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve

Mesazhi i presidentit Meta:

Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”. Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. Lamtumirë miku ynë i dashur!

Aktori i njohur Guljelm Radoja ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndoqi”, dy ditë pasi ishte futur në intubim. Lajmin për vdekjen e 75-vjeçarit e bëriu të ditur djali i tij, Redi Radoja. Aktori spikati me filmin “Kush vdes në këmbë”, ku luajti rolin e Petro Nini Luarasit, një nga më shumë se 30 role që la si trashëgimni për Shqipërinë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kulture kulture ilir meta vdes guljelm radoja ilir meta vdes guljelm radoja

Sondazh

Poll