Art&Argëtim

Shkatërrohet ëndrra e çdo fëmije/ KËRKESA e medias amerikane: Të hiqet skena e puthjes me princin që zgjon Borëbardhën

5 Maj 2021, 09:43 Nga DOSJA
Shkatërrohet ëndrra e çdo fëmije/ KËRKESA e medias

KALIFORNI– Në kuadër të nismës “cancel culture”, ku çdo gjë tradicionale dhe historike që sështë në përputhje me kulturën e sotme duhet hequr apo tjetërsuar kanë hapur polemikat për një nga filmat vizatimor më të dashur të fëmijërisë së shumë fëmijve.

Nuk ka gjeneratë fëmijësh që nuk kujton skenën kur princi i kaltër puth Borëbardhën e bukur, duke e zgjuar nga një gjumë që dukej i pafund. Duke i dhënë në këtë mënyrë ‘fuqi të mbinatyrshme’ një puthjeje nga njeriu që do.

Që nga 21 dhjetori i vitit 1937, kur bëri debutimin e tij versioni i realizuar nga Walt Disney ky është një nga momentet më romatike të historisë por mesa duket jo të gjithë e mendojnë kështu.

Diçka që tërhoqi fillimisht vëmendjen e disa portaleve si ‘San Francisco Gate’ duke cilësuar puthjen në fjalë si akt i pavullnetshëm, nga ana e Borëbardhës. “Princi e puth kur ajo është në gjumë. Si mund të jetë kjo gjë e pranuar nga Borëbardha, si mund të jetë ky simbol i dashurisë? “.

Mjaftuan këto fjalë që çështja të “ndizte” debatin në rrjetet sociale, ku nuk munguan kërkesat e shumta për heqjen e skenës klasike, diçka që kishte ndodhur edhe tre vjet më parë, pa marrë asnjë përgjigje nga Disney.

Por në një epokë ku ndjeshmëria  po rritet dita ditës, edhe Borëbardha mund të rrezikojë të mbetet përjetësisht në gjumë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kulture kulture borebardha cancel culture disney puthja pa dakordesi e princit borebardha cancel culture disney puthja pa dakordesi e princit

Sondazh

Poll