Art&Argëtim

Pasi OFENDOI Agron Llakajn, Rezart Veleshnja bën deklaratën e papritur për kolegun e ‘Portokallisë’: Është gay!

6 Maj 2021, 08:39 Nga DOSJA
Pasi OFENDOI Agron Llakajn, Rezart Veleshnja bën deklaratën e papritur

TIRANË – Pas Agron Llakajt, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka shpërthyer kundër Aleks Seitaj.

I ftuar në ‘Shqipëria Live’ për temën e këngëve dhe fjalëve banale të përdorura rëndom, pjesë e temës u bë edhe Aleksi, që është koleg i Rezartit, madje kanë punuar bashkë në ‘Portokalli’. Rezarti deklaroi që kolegu i tij është gay, nisur nga një këngë dhe më tej shtoi se këtë fakt e pranon.

Ai me atë këngë mua më tregon që është homoseksual. Absolutisht unë kam shokë gay. I pranoj. Dikur kanë qenë shumë njerëz që nuk i pranonin, nuk i donin dhe ishin 2-3 që i donin. Tashmë janë të gjithë që i pranojnë dhe 2-3 që i shajnë. Tani që morën aprovimin, le të themi në thonjëza, që i pranuan, këta po na tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vet”, u shpreh Rezarti.

Në këtë pjesë të intervistës, ai e ka fjalën për një këngë të Aleksit ku ky i fundit shfaqet në rolin e Vezires, personazhit të njohur që e ka zotëruar prej shumë kohësh.

Aleksi nga ana tjetër me anë të një video ka sqaruar të gjithë situatën që është krijuar.

“Ka një shumëllojshmëri humoresh. Është humori familjar, humori për fëmijë, humori për të rritur. Ka njerëz që i shijojnë. Jam dakord që një fëmijë apo një familjar do preferojnë humor familjar. Unë personalisht në Shqipëri nuk kam dashur të bëj humor banal, sepse publiku shqiptar është delikat. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që unë si aktor nuk dua të eksperimentoj me lloje të ndryshme humoresh. Humorin për të rritur, unë kam pasur mundësinë që ta marketoj dhe ta shes jashtë shtetit. Tani, në momentin që mua më ofrohet një mundësi që të shkoj dhe të këndoj katër parodi, diku, me humor për të rritur, dhe të marr 2,000 euro për këto performanca, do isha super idiot nëse nuk do ta bëja. Kështu që është shumë e rëndësishme si ndahen audiencat. A e kam postuar unë këtë në Instagramin tim? Kam një audiencë tepër familjare. A e kam postuar? Jo. E kam postuar te profili i Vezires, ka qenë në anglisht dhe kam shkruar që kënga është 18+. E vetmja gjë që solli vëmendje te ajo parodi, që kishte një audiencë minimale, ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjas. Dhe për ta mbyllur këtë, mirë që na bëhet moral, por nga kush nga bëhet moral?! Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten,” përfundoi Aleksi fjalën e tij.

 

 

A post shared by Alex Seitaj (@alexseitaj)

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz aleks seitaj rezart veleshnja aleks seitaj rezart veleshnja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2021, 06:02

Publikohet një dokument arkivore i nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një raport informacion ...