Art&Argëtim

Pirro Çako baba djemsh! Partnerja 20 vite më e re sjell në jetë djalin e dytë të kantautorit, zbulohet emri i vogëlushit

5 Maj 2021, 11:09 Nga DOSJA
Pirro Çako baba djemsh! Partnerja 20 vite më e re sjell në

TIRANË– Kantautori Pirro Çako ka preferuar të jetë gjithmonë diskret për jetën e tij private duke e mbajtur përherë larg vëmendjes së kamerave.

Aq diskrete saqë pavarsisht se është parë përherë i shoqëruar nga një vajzë simpatike bjonde, identiteti i të cilës nuk është bërë kurrë i ditur për mediat.

Partnerja e këngëtarit mësohet se punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Të dy mesa duket kanë vendosur ta çojnë në një stad tjetër raportin duke u bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Amadeus.

Kjo është historia e parë rozë e Pirro Çakos që prezantohet në media, disa vite pasi ai i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit.

Kujtojmë që bjondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.

Mesa duket Pirro di të jetë vetëm baba djemsh!

(o.l.dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz amadeus cako pirro cako baba per here te dyte amadeus cako pirro cako baba per here te dyte

Sondazh

Poll