Bota

Ministri i jashtëm kroat viziton sot Kosovën, diskutohet dialogu me Serbinë, stabiliteti dhe siguria e rajonit!

6 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
Ministri i jashtëm kroat viziton sot Kosovën, diskutohet dialogu me

KOSOVË– Ditën e sotme, Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman vizion Kosovën, ku pritet të bëjë një sërë takimesh.

Sipas medias vendase Direktno.hr, diplomati do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryekuvendarin Glauk Konjufcën, kryeministrin Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Temat që pritet të diskutohen janë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete për Kroacinë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontigjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër në Kosovë dhe dialogu në Kosovë – Serbi.

Ministri Radman do të vizitojë gjithashtu përfaqësuesit e pakicës kroate në Janjevo dhe anëtarët e kontigjentit kroat të KFOR.

Pas Kosovës, ministri do të udhëtojë në Malin e Zi ditën e nesërme përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 10 maj, ku një nga pikat në rendin e ditës do të jetë Ballkani Perëndimor.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni gordan gërliq radman radman vizion kosovën gordan gërliq radman radman vizion kosovën

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2021, 07:21

GREQI–  Një 44-vjeçare ndërroi jetë dje në Selanik, vetëm disa orë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID të “Astra Zeneca”. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, ...