Bota

Rriten tensionet mes shteteve! Britania i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Francës, dërgon dy anije luftarake në ishu

6 Maj 2021, 08:21 Nga DOSJA
Rriten tensionet mes shteteve! Britania i përgjigjet

BRITANI– Britania e Madhe i është përgjigjur ashpër Francës vetëm pak orë pasi kjo e fundit e kërcënoi me ndërprerje të energjisë në ishullin britanik të Xhersit, i cili shtrihet në det midis dy vendeve.

BBC shkruan se qeveria britanike dërgoi dy anije të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar në Xhersi për të monitoruar nga afër zhvillimet në zonë.  Anija “HMS Severn”, e cila më parë është përdorur për t’i larguar luftanijet ruse nga bregdeti anglez, dhe “HMS Tamar” arritën afër ishullit Jersey mëngjesin e sotëm.

Më herët, Franca ka kërcënuar se do t’ia ndalojë energjinë elektrike këtij ishulli, i cili javën e kaluar filloi të lëshojë leje për barkat franceze sipas një sistemi të ri.  Me një popullsi prej 108,000 banorësh, Xhersi importon 95% të energjisë elektrike nga Franca, me gjeneratorë me naftë dhe turbina ere si rezervë. Ishulli shkëmbor ndodhet 23 km larg bregut verior të Francës dhe 140 km në jug të bregdetit të Britanisë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota tensionet britani-france tensionet britani-france

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2021, 07:21

GREQI–  Një 44-vjeçare ndërroi jetë dje në Selanik, vetëm disa orë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID të “Astra Zeneca”. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, ...