Bota

Dënim me burgim të përjetshëm për studentët amerikan që vranë një polic

6 Maj 2021, 08:29 Nga DOSJA

ITALI– Jepet vendimi për dy studentët amerikan që therën me thikë policin Cerciello Rega, i cili sapo ishte kthyer në punë pas muajit të mjaltit në një rrugë në qendër të Romës në korrik të vitit 2019.

Pas një seance që zgjati gati 13 orë, trupi gjykues i dënoi studentët amerikanët Finnegan Lee Elder, 21 vjeç, dhe Gabriel Natale-Hjorth, 20 vjeç me burgim të përjetshëm.

Një funeral shtetëror u organizua për policin e vrarë, për të cilin prokurorja Maria Sabina Calabretta tha se ishte vrarë në një sulm vdekjeprurës dhe disproporcional, shkruan The Guardian.

Polici Rega ishte therur 11 herë me thikë, ndërsa kolegu i tij, Andrea Varriale, ishte plagosur, pasi policët, pa armët zyrtare dhe pa uniformë, ishin përleshur me dy studentët amerikanë në distriktin Prati të Romës, përderisa po e hetonin vjedhjen e një çante.

Studentët u mbrojtën duke thënë se kishin menduar se policët ishin agresorë dhe se kishin vepruar në vetëmbrojtje. Nuk mjafton kjo por disa çaste para vrasjes, studentët kishin kontaktuar me një person për të blerë kokainë prej tij.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota burgim te perjetshem studentet amerikane vrane nje polic burgim te perjetshem studentet amerikane vrane nje polic

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2021, 07:21

GREQI–  Një 44-vjeçare ndërroi jetë dje në Selanik, vetëm disa orë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID të “Astra Zeneca”. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, ...