Sulm i fortë! Policia italiane dhe gjermane kontrollojnë bizneset e “Ndranghetës”, Nicola Morra: Treguam forcën
Gjatë një operacioni të përbashkët të policisë u arrestuan të mërkurën (05.05) në Itali dhe në Gjermani 31 persona që dyshohet të jenë pjesë e mafias “Ndragheta”, tha Interpoli në një njoftim për shtyp.
Rreth 800 policë dhe zyrtarë të administratës fiskale nga të dy vendet morën pjesë në një operacion të madh të kryer kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe larjes së parave. “Janë sekuestruar gjithsej qindra mijëra euro, si dhe armë, kokainë, dy makina luksoze dhe bizhuteri,” tha Europoli. Duke shtuar se “vlerësimi i parave në dorë të sekuestruara është duke vazhduar, ndërkohë që janë bllokuar disa numra llogarish bankare.” Agjencia europiane e forcave të rendit ka shpërndarë në twitter një video me xhirimet e bëra gjatë operacionit.
Pse është përfshirë policia gjermane?
Në Gjermani u kontrolluan bizneset në 46 pika të ndryshme në landet e Baden Vyrtembergut, Bavarisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë dhe Hesenit. Nga tre fletëarrestet e lëshuara, policia gjermane ishte në gjendje të kryente me sukses vetëm një arrestim, raportoi AFP. Të dyshuarit mendohet të kenë trafikuar qindra kilogram kokainë nga Holanda në Itali.
Po ashtu dyshohet, se ky grup ka qenë i përfshirë në një evazion të madh fiskal në Gjermani, duke furnizuar me produkte restorantet italiane që ndodhen në gjithë Gjermaninë, duke mos paguar taksa, dhe duke e dërguar mbrapsht në Itali fitimin e nxjerrë ilegalisht, i thanë hetuesit AFP.
Policia italiane feston operacionin anti-mafia
Operacioni i kryer në Itali, i quajtur “Platinum-Dia,” ishte “sulm i fortë” i hetuesve italianë kundër rrjetit “Ndrangheta” njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Hetuesit gjermanë i thanë AFP, se në Itali operacioni ka qenë i fokusuar në veri të vendit, në rajonet e Piemont-it, në rrethinat e Torinos, si dhe në rajonin jugor të Kalabrisë, ku ka qendrën ‘Ndrangheta. Po ashtu kontrolle ka pasur në Spanjë dhe Rumani.
“Operacioni i kryer në Torino me pjesë të tij në Gjermani, Spanjë dhe Rumani tregon depërtimin e “Ndranghetas, por edhe forcën e shtetit,” i tha agjencisë ANSA, presidenti i Komisionit anti-mafia, Nicola Morra.
Organizata kriminale ‘Ndrangheta’ konsiderohet të jetë shumë e fuqishme në Itali, ku ka depërtuar pothuajse në të gjithë sektorët e jetës publike në Kalabri. Në muajin janar, policia italiane shkatërroi një skemë të madhe mashtrimesh që drejtohej nga kjo organizatë dhe arrestoi 13 vetë, përfshirë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë.
Marrë nga DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
E rëndë në Greqi! 20-vjeçarja merr taksi, shoferi e mbyll brenda dhe tenton ta përdhunojë, agresori dyshohet se është sh
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi! Një 20-vjeçare ka marrë një taksi për të shkuar në banesën e saj, mirëpo taksisti kishte menduar një gjë ...
Merkel: SHBA gjithnjë partneri më i rëndësishëm i Evropës
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi të mërkurën rëndësinë e marrëdhënies transatlantike, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë partneri m...
Presidenti Biden dhe sanksionet ndërkombëtare, ndryshimet që po ndodhin
Përpjekjet e Presidentit Biden për të rigjallëruar dhe reformuar ekonominë amerikane kanë tërhequr vëmendje të madhe, por administrata ndërkaq po punon edhe në ...
I pari vend në botë! Serbia jep shpërblimin: 25 euro shpërblim nga shteti për ata që vaksinohen
“Të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj, do të marrin 3000 (25 Euro) dinarë”, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç. Do të shpërble...
SHBA mbështet heqjen dorë nga pronësia intelektuale e vaksinave
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbështesin një inciativë të Organizatës Botërore të Tregtisë për të hequr mbrojtjen ndaj pronës intelektuale për vaksinat kund...
Sekretari Blinken viziton Ukrainën mes tensioneve me Rusinë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vazhdon turneun në Evropë me një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku të enjten ai pritet të takohet me Pres...
SHBA mbështesin pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit
Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga lig...
Kundër marrëveshjes së Brexit për peshkimin, Franca paralajmëron Anglinë: Do të presim energjinë elektrike në Jersey
FRANCË- Qeveria franceze ka paralajmëruar Anglinë me ndërprerjen e energjisë elektrike në Jersey. BBC shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak të një mosmarr...
Protesa anti-qeveritare në Kolumbi, 19 persona vriten dhe mbi 800 persona janë plagosur, ndërkombëtarët bëjnë thirrje pë
KOLUMBI- Protesta të shumta anti-qeveritare kanë shpërthyer në Kolumbi. Geo.tv shkruan se protestat në Kolumbi kanë filluar për shkak të një reforme të propozua...