GREQI– Një 44-vjeçare ndërroi jetë dje në Selanik, vetëm disa orë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID të “Astra Zeneca”. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, vdekja e nënës së dy fëmijëve i atribuohet një sulmi në zemër, ndërkohë kryetarja e Komitetit të Vaksinimit, Maria Theodoridou tha se nuk kishte lidhje me vaksinën.
Bashkëshorti i saj ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke treguar se gruaja e kishte bërë dozën pasi donte të takonte babanë e saj, ndërsa kërkoi që nëse të gjitha vaksinat kishin këtë efekt, më mirë të hidheshin.
“Bëmë vaksinën dhe shkuam në plazhin e Chalastras e pimë kafe. Më tha se nuk kishte asnjë shqetësim. Pastaj më tha se kishte ftohtë. E dinim që kjo ishte një nga efektet anësore dhe nuk u shqetësuam, por thjesht mori një pilulë. Pak para rreth orës 3:00, nuk po merrte dot frymë, u zgjova dhe ajo ishte pa ndjenja. Shkuam në Qendrën Shëndetësore, ata u përpoqën, por ishte tepër vonë. Unë i përshëndes përpjekjet e qeverisë për të sjellë vaksina në vendin tonë shpejt, por nëse shkakton probleme, hidhini ato,” përfundoi ai.
44-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve është e para në këtë moshë në shtetin fqinjë që ndërron jetë 14 orë pasi u injektua me vaksinën e koronavirusit.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi! Një 20-vjeçare ka marrë një taksi për të shkuar në banesën e saj, mirëpo taksisti kishte menduar një gjë ...
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi të mërkurën rëndësinë e marrëdhënies transatlantike, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë partneri m...
Përpjekjet e Presidentit Biden për të rigjallëruar dhe reformuar ekonominë amerikane kanë tërhequr vëmendje të madhe, por administrata ndërkaq po punon edhe në ...
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbështesin një inciativë të Organizatës Botërore të Tregtisë për të hequr mbrojtjen ndaj pronës intelektuale për vaksinat kund...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vazhdon turneun në Evropë me një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku të enjten ai pritet të takohet me Pres...
Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga lig...
FRANCË- Qeveria franceze ka paralajmëruar Anglinë me ndërprerjen e energjisë elektrike në Jersey. BBC shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak të një mosmarr...
KOLUMBI- Protesta të shumta anti-qeveritare kanë shpërthyer në Kolumbi. Geo.tv shkruan se protestat në Kolumbi kanë filluar për shkak të një reforme të propozua...
KOSOVË-Apple Maps pasi ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, që bëri të mund...