Politike

Edi Rama shkon në Itali, Rama admiron kryeveprat e artit në Firence, nesër merr pjesë në një event në Palazzo Vecchio

5 Maj 2021, 20:09 Nga DOSJA
Edi Rama shkon në Itali, Rama admiron kryeveprat e artit në Firence,

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Italia. Mësohet se Rama ka shkuar në Firence pas takimit që zhvilloi në Rinas me komisionerin për fqinjësinë dhe zgjerimin në Europë, Oliver Varhelyi. Kreu i qeverisë shqiptare ku ka qenë i ftuar në një event institucional në Palazzo Vecchio të qytetit të Firences dhe për këtë arsye është nisur drejt vendit fqinj, për një vizitë zyrtare.

Por, pasditen dhe mbrëmjen e sotme, Rama ka përfituar që të shijojë edhe bukuritë e Firences. Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella.

Në mbrëmje, Rama ka vizituar dhe “Galleria degli Uffizi” i shoqëruar nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt, me të cilin për rreth pesëdhjetë minuta ka admiruar kryeveprat e artit botëror të epokës së ‘500. Me tyre, San Giovannino di Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena di Bachiaça, shenjtorët Giovanni Evangelista e Francesco di El Greco e portretin e Lucrezia Panciatichi del Bronzino.

Pas relaksit mes veprave të artit, Rama do të nisë nesër eventin zyrtar.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama shkon ne firence rama shkon ne firence

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2021, 17:47

TIRANË– Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Socialis...