Bota

Trump letër Vuçiç: Arritja e një marrëveshjeje me Kosovën, moment historik

15 Shkurt 2019, 16:17 Nga DOSJA
Trump letër Vuçiç: Arritja e një marrëveshjeje me

SERBI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump i ka kthyer përgjigje letrës së dërguar nga homologu i tij serb rreth dy javë më parë. (Lexo këtu)

Në letrën e tij, Trump shkruante se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ishte mëse e mundur, madje do të ishte historike dhe me përfitime të mëdha për rajonin.

Letra e plotë e presidentit amerikan Donald Trump:

“I nderuar Z. President,

Ishte kënaqësi t’ju takoja në Paris gjatë festimeve për Ditën e Armistikës. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë udhëheqjen tuaj, veçanërisht në përfshirjen e treguar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ndërsa hyni në fazën përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën që do të sjellë paqe afatgjatë në rajon, iu inkurajoj që ta vlerësoni këtë moment dhe të ushtroni udhëheqjen e duhur politike në marrjen e vendimeve për të balancuar interesat mes dy vendeve. Do të ishte për t’u ardhur keq nëse e humbasim këtë mundësi unike për të arritur paqen, sigurinë dhe rritjen ekonomike në Balkan.

Unë gjithashtu u bëj thirrje të dyja palëve që të arrijnë një marrëveshje normalizimi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të përmbahen nga veprimet që e bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishte një moment historik për rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre. Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e arritshme. Mezi po pres që ju dhe presidenti Hashim Thaçi të vini në Shtëpinë e Bardhë për të festuar një marrëveshje historike.”

Rreth dy javë më parë, presidentit i Serbisë Aleksandër Vuçiç i dërgoi letër homologut Trump, ku edhe i kërkonte ndihmë dhe mbështetje për të arritur një marrveshje me Kosovën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi donald trump kosove rishikimi i kufijve serbi shba aleksander vucic dialogu kosove-serbi donald trump kosove rishikimi i kufijve serbi shba

Sondazh

Poll