Bota

‘Magjia’ e artistit gjerman vetëm me një letër dhe gërshërë

15 Shkurt 2019, 11:34 Nga DOSJA
‘Magjia’ e artistit gjerman vetëm me një letër dhe

Njerëzit shprehin talentet e tyre në mënyra të ndryshme, disa kanë aftësinë të gatuajnë ëmbëlsira shumë të shijshme, disa të tjerë mund të mbajnë frymën nën ujë disa sekonda më shumë se të tjerët, e disa të tjerë mund të këndojnë shumë bukur.

Në rastin e Jo Chorny, artistit nga Gjermania, ai mund të krijojë magji vetëm duke përdorur letër. Chorny duke përdorur një bisturinë, pret letrën në forma nga më të ndryshmet si, objekte të ndërlikuara, kafshë apo njerëz, të cilat i fotografon jashtë zyrës ku punon, për të përdorur kështu efektet mahnitëse të ngjyrave të perëndimit të diellit.

Jo në të gjitha rrjetet e tij sociale i promovon punët krijuese dhe personazhet që ai punon, madje ka hapur një llogari të quajtur ’Pace of paper one’,  ku shet krijimet e tij.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #jo chorny #artisti gjerman #magjia e letres dhe gersheres #jo chorny #artisti gjerman #magjia e letres dhe gersheres

Sondazh

Poll