“Kur ankohet Rama e Basha që kanë pasur roje rrushi në tavolinë…” Myslim Murizi komenton zgjedhjet e 25 prillit
5 Maj 2021, 19:56Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ka komentuar se përse partia të cilën përfaqësonte e shumë parti të tjera të vogla pësuan një dështim në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai theksoi se partitë e vogla nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë me ato të mëdha që në fushatë, duke treguar se kanë shpenzuar nga buxheti i shtetit 387 mijë dollarë për Facebook.
Murrizi gjithashtu ironizoi edhe kreun e PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët thonë se në votat e pavlefshme do të dalin mandate të partive të tyre.
“Nuk e prisja këtë rezultat. Ata janë bashkë nuk është se i kam goditur, goditje është kur bën pis diçka të paqenë dhe hedh baltë. Vendosëm që listat të jenë jo më pak 2/3 të hapura para se t’u vendoste herësi i Damian Gjiknurit. Sistemi zgjedhor do të thotë që kush të kishte dëshirë ta mbante të mbyllur një pjesë. Në fushatë s’kemi qenë të barabartë. Ata i dhanë zykes, Zucenbergut 387 mijë dollar, 69 mijë Lul Basha, kur ne s’kishim asnjë lek nga buxheti i shtetit. Në 30 vite demokraci ka pasur për herë të parë 5.7 vota të pavlefshme. Dua të shikoj një më një fletët e votimit të pavlefshme, vetëm lopa mund ta besojë që pasi ka vënë një kryq dhe më pas është kujtuar që uuuu është edhe Luli më poshtë. Se di dmth kur ankohet Rama dhe Basha që kanë pasur roje rrushi në tavolinë. 87% kanë dhënë votë preferenciale. I vlerësoj shumë ata shqiptarë që na kanë votuar. At jo vetëm që janë nxjerrë vota të pavlefshme do të shihni gallatë që ka pasur kryq vetëm tek subjekti politik. 100 mandate të kem nuk mbështes LSI por i takonin 10 mandate”, tha Murrizi.
TIRANË– Myslim Murrizi është shprehur se të gjithë deputetët e rinj, do t’i binden Luljeta Bozos në muajin shtator.I ftuar në “Open”, Murrizi tha se ...
TIRANË– Myslim Murrizi ka deklaruar se më datë 9 shtator do të hapë kutitë në dy qarqe. I ftuar në “Open’, Murrizi tha se ai më datë 9 shtator, kur t...
TIRANË– Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit ka treg...
TIRANË– Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj ka pranuar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka menduar që ta rishikojë vendimmarrjen për bash...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një status në facebook, Berisha shkruan se banorët në z...
TIRANË- Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se e vetmja gjë që mund të negociohet me Partinë Socialiste, ë...
Politike 5 Maj 2021, 17:47
TIRANË– Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Socialis...
TIRANË- Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjarët e aktorit Guljelm Radoja, i cili humbi jetën ditën e sotme nga Covid-19. Në një postim ...